1987-2005: Hapat e para

Lojtari i jashtëzakonshëm Lionel Andres "Leo" Messi Cuccittini, sic eshtë emri ti i plotë lindi në 24 qershor 1987 në Rosario, qytetin ë punëtorëve në verilindje të Argjentinës. Leo ishte i treti nga katër fëmijët e Jorge Messit, punëtor në një fabrik çeliku dhe Celia Maria Cuccittini, një pastruese gjysmë orari.

Na ana e babait të tij, ai është me prejardhje Italiane dhe Spanjolle, stërnip i emigrantëve nga rajoni jugor i Adriatikut Marche të Italisë, dhe nga Katalonia, kurse nga ana e nënës, ai ka kryesisht origjinë Italiane. Ai ka dy vëllezër, Rodrigo dhe Matias, dhe një motër, Maria Sol.

Duke u rritur në një familje të ngrohtë pas futbollit, Leo zhvilloi një pasion për sportin që në moshë të hershme, duke luajtur vazhdimisht me vëllezërit e tij më të mëdhenj Rodrigo dhe Matia dhe kushërinjtë e tij, Maximiliano dhe Emanuel Biancucchi, të dy prej të cilëve u bënë futbollistë profesionistë.

Në moshën katërvjeçare, ai u bashkua me skuadrën vëndase Grandoli, ku ishte trajner babai i tij, megjithëse ndikimi i tij më i hershëm si një lojtar erdhi nga gjyshja Celia, nga ana e nënës, e cila e shoqëronte atë në stërvitje dhe ndeshje. Messi ishte prekur shumë nga vdekja e saj, pak para ditëlindjes së tij të njëmbëdhjetë dhe që atëherë, si një katolik i devotshëm, ai feston golat e tij duke shikuar lart dhe duke treguar në qiell në haraç të gjyshes së tij.

Në moshën 8 vjec u be pjesë i skuadrës Newell's Old Boys (skuadër në qytetin e vendëlindjesë së tij, Rosario). Ai u bë pjesë e rëndësishme e klubit me te cilën shënoi mbi 500 gola, kurse klubi ishte pothuajse i pamundur dhe u bë i njohur si "Makina e 87” (në bazë të vitit që kishin lindur të gjithë lojtarët).

Messi në moshën 11 vjeç, u diagnostikua me një çrregullim të hormoneve të rritjes. Trajtimet ishin të shtrenjta, një shiringë që duhesh bërë cdo ditë në këmbët e tij, me një shpenzim mujor afërsisht prej 800 Euro, që familja e tij nuk mund të përballonte. Newell’s ra dakord të kontribuonte, por më vonë ndruan mëndjen.

Klubi i Buenos Aires, River Plate, që kishte vëzhguar Messin, gjithsesi nuk ishte në gjendje të paguante për trajtimin e tij për shkak të gjëndjes së keqe ekonomike, të vendit. Ndihma erdhi nga ana tjetër e Atlantikut, nga skuadra e Barcelonës.

Të dielën, 17 shtator 2000, agjenti Horacio Gaggioli ishte duke pritur për Messin në aeroportin El Prat në Barcelonë. Messi, 13 vjeç, po fluturonte mbi Atlantikun me babanë e tij Jorge dhe Fabian Soldini, agjentin e lojtarit dhe partnerin e Gaggiolit.

messi kontrata e pare

Kontrata e parë e Messit.

Së bashku me agjentin Josep Maria Minguella, ata kishin rregulluar për një provë të Messit te Barcelona. Trajneri Carles Rexach u impresionua duke i ofruar Messit një kontratë (e shkruar në një pecetë letre!), e cila përfshinte pagimin e trajtimit të Messit në Spanjë. Messi u transferua në Barcelonë me babain e tij dhe u bë pjesë e akademisë rinore prestigjoze La Masia.

Pas një viti në La Masia, Messi më në fund u regjistrua në Federatën Spanjolle në shkurt 2002. Tani duke luajtur në të gjitha kompeticionet u bë shokë me lojtarët e tjerë të skuadrës. Pas përfundimit të trajtimit të hormoneve të rritjes në moshën 14 vjec, Messi u bë pjesë kryesore e "Baby Dream Team" (ekipi endrave i femijëve) ekipi më i mirë në historinë e Barcelonës për të rinjtë.

Gjatë sezonit të tij të parë të plotë (2002-03), ai ishte golashënuesi më i mirë me 36 gola në 30 ndeshje dhe fitoi tre trofe, kampionatin dhe kupen e Spanjes dhe kupen e Katalonisë. Në fund të sezonit, ai mori një ofertë për t'u bashkuar me Arsenalin , i pari i tij nga një klub i huaj, por ndërsa Fabregas dhe Pique u larguan për në Angli, ai zgjodhi të qëndronte në Barcelonë.

akademia la masia

Në akademin La Masia.

Gjatë sezonit 2003-04 , i katërti me Barcelonën, Messi përparoi me shpejtësi në gradat e klubit, duke debutuar për pesë skuadra në vetem nje sezon. Pasi u emërua lojtar i turneut në katër kompeticione të para-sezonit me të miturit B, ai luajti vetëm një ndeshje zyrtare me ekipin para se të promovohet në te miturit A, ku ai shënoi 18 gola në 11 ndeshje të kampionatit.

Messi ishte atëherë një nga disa lojtarë të rinjë, të thirrur për të forcuar ekipin e parë, pas mungesave të lojtarëve për arsyen e ndeshjeve me kombëtaret. Francezi Ludovic Giuly shpjegoi se si një adoleshent Leo, cmëndi të gjithë në një stërvitje me ekipin e parë të trajnerit, Frank Rijkaard:

"Ai na shkatërroi të gjithë ... Ata po e godisnin në të gjithë trupin për të mos u tallur nga ky fëmijë, por ai ngrihesh dhe vazhdonte të luante. Driblonte katër lojtar dhe shënonte gol. Akoma dhe qëndërmbrojtësit kryesorë të ekipit të parë ishin nervozë, ai ishte nj.ë jashtëtokësor"

Në moshën 16 vjec, ai bëri debutimin e tij të parë me ekipin, kur u fut në ndeshje në minutën e 75’, gjatë një ndeshje miqësore kundër Portos te trajnerit Jose Mourinho në 16 nëntor 2003. Performanca e tij duke krijuar dy shanse dhe një goditje në portë, i bëri përshtypje stafit teknik dhe ai më pas filloi stërvitjen e përditshme me Barcelona B, si dhe javore me ekipin e parë.

Pas stërvitjes së tij të parë me ekipin e madhë, ylli i ri i Barcelonës, Ronaldinho, u tha shokëve të skuadrës se ai besonte që 16-vjeçari Messi, do të bëhej një lojtar edhe më i mirë se ai. Ronaldinho u bë shokë me Messin, të cilin e quajti "vëllai i vogël", gjë që lehtësoi shumë kalimin e tij në ekipin e parë.

ndeshja e parë

Hyrja e Messit kundër Espanyol.

Pasi u thirr në ekipin e lartë, Messi bëri debutimin në kampionat në 16 tetor 2004, kundër Espanyol, ku u fut në ndeshje në minutën e 82-të. Messi që atëhere ishte 17 vjec tre muajsh dhe 22 ditësh, u bë lojtari më i rri që përfaqëson Barcelonën në një ndeshje zyrtare (përpara se ta kalonte Bojan Krkic).

Messi shënoi golin e tij të parë në 1 maj 2005, kundër Albacete, nga një assist nga Ronaldinho, duke u bërë golashënuesi më i rri ndonjëherë për klubin (e kaloj sërisht Bojan Krkic) kurse Barcelona, në sezonin e dytë nën trajnerin Rijkaard, fitoi kampionatin për herë të parë në gjashtë vitet e fundit.

Në 24 qershor 2005 kur mbushi 18 vjec, Messi nënshkroi kontratën e tij të parë si një lojtar i ekipit të lartë. Ajo e bëri atë një lojtar të Barcelonës deri në vitin 2010, me një klauzolë blerje prej 150 milionë euro. Në 16 shtator, kontrata e tij u rinovua për herë të dytë në tre muaj dhe u shtua deri në 2014.

Për shkak të disa probleme ligjore me Federatën Mbretërore Spanjolle të Spanjës, Messi humbi fillimin e sezonit 2005/2006, por në 26 shtator, ai morri shtetësinë Spanjolle dhe u bë i ligjshëm për të luajtur. Duke veshur fanellën me numrin 19, ai gradualisht u bë zgjedhja e parë të sulmit në anën e djathtë duke formuar një treshe sulmuese me Ronaldinho dhe Samuel Eto.

Ai ishte në formacionin fillestar në El Klasikon e tij te parë kundër Real Madrid në 19 nëntor, si dhe ne fitoren e Barcelonës ndaj Chelsea në fazën e 16-ve të Ligës së Kampionëve, ku ai luajti ndeshjen e tij më të mirë deri atëherë.

Pasi kishte shënuar 8 gola në 25 ndeshje, përfshirë të parin në Ligën e Kampionëve, kundër ekipit Grek Panathinaikos në një fitore 5-0 në Kamp Nou, sezoni i tij përfundoi para kohe gjatë ndeshjes së kthimit kundër Chelsea në 7 mars 2006, ku u dëmtua.

Punoj për të rifituar forcë në kohë për finalen në Ligën e Kampionëve, por në 17 maj, ditën e finales ai mbeti jashtë skuadrës. Messi ishte aq i zhgënjyer, sa nuk festoi fitoren e ekipit të tij kundër Arsenalit në Paris, diçka që më vonë u pendua. Barcelona përfundoi sezonin si kampionë e Spanjës dhe Europës.

2005-08: Nisja e një ylli

Ndërsa Barcelona filloi një rënie graduale, 19 vjeçari Messi e themeloi veten si një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë sezonit 2006-07. Megjithatë, ai vazhdoi të vuante nga dëmtimet e mëdha, në 12 Nëntor, në një ndeshje kundër Real Zaragoza, Messi pësoi një dëmtim të rënde, duke bërë që të qëndronte tre muaj jashtë fushave.

Ai u rikuperua në kohë për ndeshjet kundër Liverpulit në fazën e 16-ve por u markua mirë dhe Barcelona mbeti jashtë kompeticionit pas humbjes me 1-2 në ndeshjen e parë në Kamp Nou, pavarësisht fitores me 0-1 në Angli.

Në 10 Mars, në El Klasiko kundër Real Madrid, Messi shënoi një tre-golsh në barazimin 3-3, edhe pse Barcelona ishte me 10 lojtarë. Messi u bë lojtari i parë që shënon një tre-golsh ne El Klasiko që pas Ivan Zamoranos në vitin 1995 (për Real Madrid në sezonin 94–95). Pas asaj performancës, Messi atë muaj nënshkruajti kontratë të re e cila rriti në masë të madhe rrogën e tij.

Barcelona

11' 1-1 (Messi)

28' 2-2 (Messi)

91' 3-3 (Messi)

Real Madrid

5' 0-1 (Van Nistelrooy)

13' 1-2 (Van Nistelrooy)

73' 2-3 (Ramos)

Tashmë në krahasim me bashkëatdhetarin, Diego Maradona, Messi tregoi ngjashmërinë midis tyre kur ai gati përsëriti dy golat më të famshme të Maradonës brënda një kohë të shkurtër. Në 18 prill në ndeshjen kundër Getafe për Kupën e Mbretit, ai shënoi një gol shumë të ngjashëm me golin e Maradonës në çerekfinale të Kupës së Botës 1986, i njohur si goli i shekullit të 20-të.

ndeshja e parë

Goli mrekullueshëm kundër Getafes.

Messi morri topin na mesfusha, vrapoi 62 metra dhe dribloi pesë kundërshtarë (përfshirë edhe portierin), dhe shënoi nga i njëjti pozicion dhe krah, ku Maradona shënoi 21 vite më parë. Në një konferencë për shtyp, Deco tha:

"Ishte goli më i bukur që kisha parë ndonjëherë në jetën time"

Në 9 qershor në kampionat kundër Espanyol, Messi shënoi një gol me dorë, i cili gjithashtu ngjasonte me golin e Maradonës, i quajtur "Dora e Perëndisë" i shënuar me dorë kundër Anglisë në çerekfinale të Kupës së Botës 1986.

Ndërsa Messi vazhdoi ngritjen e tij individuale, Barcelona u frenua, ekipi nuk arriti dot në finalen e Kupës së Mbretit pasi Messi ishte jashte formacionit gjatë ndeshjes së dytë kundër Getafe dhe humbi kampionatin ndaj Real Madridit (me te njejtat pikë, po rezultatet midis tyre ishin 2-0 per Real dhe barazim 3-3). Messi mbylli sezonin me 17 gola në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Pasi Ronaldinho nuk ishte në formë të mirë, Messi u bë yll i ri i Barcelonës duke marrë pseudonimin "Mesia" nga mediat Spanjolle. Ai ishte vetëm 20 vjeç. Gazetarët e votuan atë si lojtar i tretë më i mirë i vitit për Topin e Artë, pas Kaka dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa trajnerët ndërkombëtarë dhe kapitenët e ekipit kombëtar e votuan atë në vëndin e dytë, për çmimin FIFA të Lojtarit të Vitit, pas Kaka.

Edhe pse arriti të shënojë 16 gola dhe të japi 13 assist gjatë sezonit 2007-08, ne gjysmën e dytë të sezonit vuajti përsëri nga dëmtimet pasi pësoi një goditje në 15 dhjetor. Ai u kthye për të shënuar dy herë në fitoren jashtë fushës, kundër Celtic, në fazën e 16-ve të Ligës së Kampionëve, duke u bërë golashënuesi më i mirë i kompeticionit me gjashtë gola, por u demtua perseri gjatë ndeshjes së kthimit në 4 mars 2008.

Rijkaard e kishte nisur atë pavarësisht paralajmërimit nga stafi mjekësor, duke bërë që kapiteni Carles Puyol të kritikoj mediat Spanjolle se ushtronin presion ndaj Messit për të luajtur çdo ndeshje. Barcelona përfundoi sezonin pa trofe, u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga kampionët e mundshëm, Manchester United dhe u rëndit e treta në kampionat.

Pas dy sezone të pasuksesshme, Barcelona kishte nevojë për një rindërtim, duke çuar në largimin e Rijkaard dhe Ronaldinho. Pas largimit të këtij të fundit, Messit iu dha fanela me numrin 10. Ai nënshkroi një kontratë të re në korrik 2008 me një pagë prej 7.8 milionë euro në vit, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit.

Përpara sezonin të rri, një shqetësim i madh mbetën lëndimet e tij të shpeshta muskulore, të cilat e kishin lënë jashtë fushave afërsisht tetë muaj midis viteve 2006 dhe 2008. Për të luftuar këtë problem, klubi sygjëroi stërvitje të re, dhe ndryshime në ushqimin dhe jetën.

Gjithashtu i caktoi atij një fizioterapeut personal, i cili do të udhëtonte me të gjatë thirrjeve për ekipin kombëtar të Argjentinës. Si rezultat, Messi mbeti pothuajse pa lëndime gjatë katër viteve të ardhshme, duke i lejuar atij të arrinte potencialin e tij të plotë. Pavarësisht lëndimeve të tij në fillim të vitit, shfaqjet e tij në 2008 e panë atë përsëri të votuar për vendin e dytë për Topin e Artë dhe çmimin FIFA të Lojtarit të Vitit , të dyja herë pas Cristiano Ronaldo.

2009-11: Sukses i qëndrueshëm

Gjatë sezonit të tij të parë nën trajnerin e ri të Barcelonës, Pep Guardiola, Messi luajti kryesisht në krahun e djathtë, ashtu sic kishte bëre dhe me Rijkaard, edhe pse këtë herë si një sulmues i fshehtë me lirinë për të luajtur gjithashtu dhe në mesfushë. Messi shënoi dy gola dhe dhuroi një assist, në fitoren e Barcelonës kundër Real Madridit me 6-2 në Santiago Bernabeu për kampionatin, kjo ishte gjithashtu humbja më e rëndë e Realit që nga viti 1930.

Real Madid

14' 1-0 (Higuain)

56' 2-3 (Ramos)

Barcelona

18' 1-1 (Henry)

20' 1-2 (Puyol)

35' 1-3 (Messi)

58' 2-4 (Henry)

75' 2-5 (Messi)

82' 2-6 (Pique)

Messi fitoi për herë të parë Kupën e Mbretit në 13 Maj, ku shënoi 1 gol dhe dhuroi 2 assist në fitoren me 4-1 kundër Athletic Bilbao. Ishte protagonist në finalen kundër Manchester United, në Romë, ku Barcelona fitoi 2-0 me golat nga Samuel Eto'o dhe Messi. Messi me 9 gola të shënuar doli golashnuesi me i mirë i sezonit në kompeticion dhe gjithashtu shtoi dhe një rekord tjetër pasi ishte më i rriu në historinë që arriti këtë qëllim.

Në aspektin personal, Messi fitoi UEFA Sulmuesi më i mirë i vitit dhe UEFA Futbollisti më i mirë i vitit duke kurorëzuar një sezon spektakolar, gjithashtu edhe Barcelona fitoi Ligën e Kampionëve, La Liga, dhe Kupën e Mbretit, duke kompletuar Tripletën, kjo ishte hera e parë që një skuadrën spanjolle fiton 3 trofe në një sezon. Messi e përfundoi sezonin me 38 gola dhe 18 assist në 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar së bashku me Eto'o dhe Thierry Henry në gjithsej 100 gola në të gjitha kompeticionet, një rekord në atë kohë për klubin

Ky sukses u pasqyrua në një kontratë të re të nënshkruar në 18 shtator, e cila kishte kohëzgjatje deri në vitin 2016, me një klauzolë të re prej 250 milionë euro, ndërsa paga e tij u rrit në 12 milionë euro në vit.

topi artë i parë

Messi puth Topin e Artë të parë në karierën e tij.

Suksesi i ekipit vazhdoi edhe në fillimin e sezonit 2009/10 pasi Barcelona u bë klubi i parë dhe i vetëm deri tani, për të arritur "sextuple", duke fituar gjashtë trofe të nivelit të lartë në një vit të vetëm. Pas fitoreve në Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës në gusht, Barcelona fitoi Botërorin e klubeve kundër Estudiantes në 19 dhjetor, ku Messi shënoi një gol me gjoks, në minutën e 110 në kohën shtesë, që i dha fitoren Barcelonës me 2-1.

Në moshën 22 vjeç, Messi fitoi Topin e Artë të parë dhe çmimin FIFA lojtari me i mirë i vitit, të dyja herë me diferencën më të madhe të votimit në historinë e secilit trofe.

Barcelona u eliminua në gjysmëfinale nga kampionët e mundshëm, Inter, por Messi përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë, me 8 gola, për të dytin vit radhazi. Si golashënuesi më i mirë i kampionatit me 34 gola (duke barazuar rekordin e Ronaldos), ai ndihmoi Barcelonën të fitojë trofeun, per të dytin vit radhazi, me vetëm një humbje (nga Atletico Madrid me 2-1). Messi shënoi një total prej 47 golash në 53 ndeshje, në të gjitha kompeticionet e atij sezoni, duke barazuar një tjetër rekord të Ronaldos, nga sezoni 1996-1997.

Messi siguroi trofeun e parë të Barcelonës të sezonit 2010-11, Superkupën e Spanjës, duke shënuar një tre-golsh në fitoren me 4-0 në ndeshjen e kthimit në Kamp Nou kundër Sevijës, pas humbjes me 3-1 në ndeshjen e parë. Duke luajtur si nje lojëkrijues ai kryeu nje perfomancë të shkelqyer në El Klasiko në 29 nëntor 2010, i pari i Jose Mourinho si trajner i Realit, duke dhënë dy assist, pasi Barcelona mposhti rivalët e tyre me 5-0.

Messi ndihmoi ekipin të fitojë 16 ndeshje radhazi në kampionat, një rekord në futbollin Spanjoll, duke përfunduar me një tjetër tre-golsh kundër Atlético Madrid në 5 shkurt 2011. Performancat e tij i dhanë sërisht Topin e Artë FIFA (nje bashkim mes cmimit Ballon d'Or nga Francë Football dhe FIFA World Player of the Year).

Në fund të sezonit, Barcelona luajti katër El Klasiko brënda 18 ditëve. Ndeshja e parë, për kampionatin në 16 prill, përfundoi në barazim 1-1 me një gol të shënuar me penallti nga Messi. Në ndeshjen e dytë katër ditë më vonë, në finalen e Kupës së Mbretit, Barcelona humbi trofeun pasi u mund 1-0.

Një javë më vonë në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Messi shënoi dy herë për të marrë një fitore 0-2 brënda në Santiago Bernabeu, me golin e dytë të cilësuar si një nga më të mirët të tij, pasi morri topin nga mesfusha duke dribluar katër lojtarë para se të shënonte me këmbën e djathtë. Edhe pse nuk shenoi, ai ishte përsëri i rëndësishëm në barazimin 1-1 e ndeshjes së dytë, që dërgoi Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u përball me Manchester United.

liga e kampionëve kundër united

Me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Në një përsëritje të finales dy vjet me parë, Messi kryeu nje performancë te shkëlqyer në Wembley në 28 maj, duke shënuar golin e dytë të fitores 3-1 të Barçelonës dhe u emërua lojtari më i mirë i ndeshjes. Për të tretin vit radhazi, ai ishte përsëri golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 12 gola. Barcelona gjithashtu fitoi kampionatin per vitë te tretë radhazi.

Përveç 31 golave të tij, Messi ishte edhe assistuesi më i mirë i ligës me 18. Ai përfundoi sezonin me 53 gola dhe 24 assist në të gjitha kompeticionet, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Barcelonës ne një sezon te vetëm dhe lojtari i parë në futbollin Spanjoll qe shënon mbi 50 gola ne sezon.

Messi nisi sezonin 2011/2012 duke ndihmuar Barcelonën të fitojë të dyja Superkupat, atë Spanjolle dhe atë Europiane. Në Superkupën e Spanjës ai shënoi tre herë për të arritur një fitore totale prej 5-4 ndaj Real Madridit, duke e kaluar Raul si golashënues më të mirë të të gjitha kohërave me tetë gola ne atë kompeticion, kurse në Superkupën e Europës shënoi një gol dhe assistoi një tjetër në fitoren me 2-0 kundër Portos. Në fund të vitit, në 18 dhjetor, ai shënoi dy herë në finalen e botërorit të klubeve në fitoren 4-0 kundër Santos. Barcelona mbylli vitin me 5/6 trofe!.

Për perfomancat brënda vitit 2011, Messi fitoi përsëri Topin e Artë FIFA, duke u bërë vetëm lojtari i katërt në histori për të fituar ktë cmim tre herë, pas Johan Cruyff , Michel Platini dhe Marco van Basten. Gjithsesi fitoi cmimin inagurues, i lojtarit më të mirë në Europë nga UEFA, një ringjallje e Topit të Artë të formatit të vjetër. Në atë kohë Messi ishte konsideruar tashmë një nga futbollistët më të mirë në histori, së bashku me lojtarët si Diego Maradona dhe Pele.

2012: Një vit rekord

Ndërsa Messi mbajti formën e tij të shkëlqyer në gjysmën e dytë të sezonit, në vitin 2012, aji thyeu disa rekorde që nuk ishin thyer për shumë vite. Në 7 mars, dy javë pas shënimit të katër golave në një ndeshje të kampionatit kundër Valencias, ai shënoi pesë herë në fazën e 16-ve të Ligës së Kampionëve, kundër Bayer Leverkusen, një arritje e papërsëritur më parë në historinë e kompeticionit (derisa e barazoi Luis Adriano).

Barcelona

25' 1-0 (Messi)

42' 2-0 (Messi)

50' 3-0 (Messi)

56' 4-0 (Tello)

58' 5-0 (Messi)

62' 6-0 (Tello)

85' 7-0 (Messi)

Leverkusen

91' 7-1 (Bellarabi)

Përveçse ishte ofruesi me i mirë me pesë assist, doli dhe golashënuesi më i mirë me 14 gola, duke barazuar rekordin e golave të Jose Altafini nga sezoni 1962-63. Messi gjithashtu barazoi Gerd Müller, duke dal për të katrën herë golashënuesi më i mirë ne Ligën e Kampionëve. Dy javë më vonë, në 20 Mars, Messi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës në moshën 24 vjeç, duke kaluar rekordin 57-vjeçar të 232 golave të Cesar Rodriguez me një tre-golsh kundër Granadës.

Pavarësisht nga forma e shkelqyer e Messit, cikli katërvjeçar i Barcelonës në drejtim të Guardiolës - një nga epokat më të mëdha në historinë e klubit - përfundoi. Edhe pse Barcelona fitoi Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbao në 25 maj, trofeu i 14-të i kësaj periudhe, skuadra humbi kampionatin nga Real Madridi dhe u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga kampionët e mundshëm, Chelsea, me Messin duke dërguar një penallti të rëndësishme ne traversë, ne ndeshjen e kthimin ne Kamp Nou kur rezultati ishte 2-0 per Barcelonën (Chelsea barazoi 2-2 dhe kaloj në finale me rezultatit total 2-3).

Messi përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe Europë për herë të dytë, me 50 gola, një rekord në La Liga, ndërsa 73 golat e tij në të gjitha kompeticionet tejkaluan 67 golat nga Gerd Muller në sezonin 1972-73 të Bundesligës, duke e bërë Messin golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit Europian, në një sezon te vetëm.

Nën drejtimin e Tito Vilanovës, i cili e kishte stërvitur për herë të parë në moshën 14 vjeçare në akademinë La Masia, Messi ndihmoi klubin ta niste sa më mirë sezonin 2012/2013 në kampionat, duke grumbulluar 55 pikë nga 57 te mundshëm, në fazën e parë te kampionatit, nje rekord ne Futbollin Spanjoll.

Një dygolsh i shënuar në 9 dhjetor kundër Real Betis, bëri që Messi të thyente dy rekorde të tjera, ai thyeu rekordin e Cesar Rodriguez prej 190 gola në kampionat, duke u bërë kshu golashënuesi më i mirë i Barcelonës në La Liga dhe gjithashtu thyeu rekordin e Gerd Mullerit për shumicën e golave të shënuara në një vit kalendarik, duke tejkaluar 85 golat e tij të shënuar në 1972 për Bayern Munich dhe Gjermani.

Pasi thyeu rekordin 40 vjecar, Messi i dërgoi Mullerit nje fanellë me numrin 10 te Barcelonës të nënshkruar "me respekt dhe admirim". Në fund të vitit, Messi kishte shënuar një rekord të pa arritur ndonjëherë me 91 gola në të gjitha kompeticionet me Barcelonën dhe Argjentinën.

topi artë i katërtë

Messi me Topin e Artë të katërt radhazi.

FIFA nuk e njohu rekordin e tij zyrtarisht duke përmendur çështjen e verifikueshmërisë dhe kshu as Messi as Muller nuk jan mbajtës të rekordit. FIFA tha se nuk ka te dhëna për të gjithë historinë e futbollit dhe nuk mund ta di kush ka shënuar më shumë gola. Megjithatë, Messi hyri në "Guinness rekorded botërore" për shumicën e golave të shënuara në një vit kalendarik.

Pas këtij viti plot me rekorde po vetëm një trofe, Messi fitoi përsëri Topin e Artë FIFA, duke u bërë lojtari i vetëm në histori të futbollit për të fituar cmimin katër herë radhazi.

2012-2013: Varrja nga Messi

Barcelona siguroi pothuajse titullin e La Ligës qe në fillim të vitit 2013, dhe në fund barazoi rekordin e 100 pikëve të Real Madrid në sezonin e kaluar. Megjithatë, shfaqjet e tyre u përkeqësuan në gjysmën e dytë të sezonit 2012-13 , njëkohësisht me mungesën e Vilanovës për shkak të shëndetit, nga sëmundja qe vuante. Barcelona humbi me 2-0 në 20 Shkurt, nga Milan në fazën e 16-ve në Ligën e Kampionëve dhe pak ditë më vonë humbi në dy El Klasiko radhazi. Humbja e parë ishte në gjysmëfinalen e dytë brënda në Kamp Nou me 1-3 ku u eliminua nga Kupa e Mbretit, dhe një tjetër me 2-1 në Santiago Bernabeu për kampionatin.

Barcelona ishte shumë afër një eliminimi të hershëm nga Liga e Kampionëve, por një ringjallje e formës në ndeshjen e kthimit ne Kamp Nou permbysi gjithcka me rezultatin 4-0 me dy gola dhe një assist nga Messi. Në sezonin e tij të nëntë me Barcelonën, Messi nënshkroi një kontratë të re në 7 shkurt, me kohëzgjatje deri në vitin 2018, ndërsa paga e tij u rrit në 13 milionë euro në vit. Ai mbante shiritin e kapitenit për herë të parë një muaj më vonë, në 17 Mars, në një ndeshje të kampionatit kundër Rayo Vallecano.

Pas katër sezone pa dëmtime, lëndimet e muskujve që kishin shqetësuar më para Messin u përsëritën. Pasi pësoi një demtim në 2 Prill, gjatë ndeshjes së parë kundër Paris Saint-Germain për cerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku shenoj edhe një gol, shfaqjet e tij u bënë më të dobta. Në ndeshjen e dytë kundër PSG-së ne Kamp Nou me rezultatin 0-1 që i jepte kualifikimin PSG-së, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-2, Messi hyri në fushë në minutën e 62' dhe brënda nëntë minutash ndihmoi në krijimin e golit të barazimit nga Pedro gjë që i lejoi Barcelonës kalimin në gjysmëfinale.

Messi nuk ishte akoma gati dhe nuk ishte shëruar plotësisht, por luajti gjatë ndeshjes së parë kundër Bayern Munich ku Barcelona u mund me rezultatin 4-0 ne Gjermani, dhe nuk ishte në gjendje të luante fare gjatë së dytes, ku Barcelona u mposht 0-3 ne Kamp Nou nga kampionët e mundshëm. Këto ndeshje bërën që të shfaqesh sërisht “Messidependencia” varësia e Barcelonës, taktike dhe psikologjike, ndaj lojtarit të tyre më të mirë.

këpuca e artë e tretë

Duke treguar Këpucën e Artë të tretë.

Messi vazhdoi të luftojë me dëmtimet gjatë gjithë vitit 2013, por ato nuk e penguan për të shkruajtur një tjetër rekord në librat e historisë së futbollit. Messi shënoi ne kampionatin në 21 ndeshje radhazi, duke shënuar 33 gola gjatë atyre ndeshjeve, dhe u bë bërë lojtari i parë që shënon radhazi kundër të gjitha ekipeve në La liga.

Me 60 gola në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë 46 gola në La Liga, ai përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe Europë për të dytin vit radhazi, duke u bërë lojtari i parë në histori qe fiton këpucën e artë tre herë.

Pas një nisje të dobët në sezonin e ri nën trajnerin Gerardo Martino, Messi pësoi dëmtimin e tij të pestë të vitit 2013 në 10 Nëntor duke e lënë atë jashte fushave për dy muaj. Messi preu përfundimisht marrëdhëniet me fizioterapistin personale të tij për një kohë të gjatë dhe u takua dhe filloj të punojë me doktorin Argjentinas Luis Garcia, për të zgjidhur problemet e shumta të dëmtimeve që kishte brënda vitit. Pavarësisht lëndimeve të tij, ai u votua në vendin e dytë për Topin e Artë, duke hequr dorë nga çmimi pas një monopoli katërvjeçar.

Gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2013-14, dyshimet vazhduan mbi formën e Messit, duke bërë disa të mendojnë se po ruante veten për Kupën e Botës 2014. Statistikisht, kontributi i tij të golave, gjuajtjeve dhe assist, kishte rënë dukshëm në krahasim me sezonet e mëparshme. Megjithatë ai arriti te thyente dy rekorde të tjera, të pathyera prej shumë vitesh, brënda shtatë ditëve.

Në 16 mars në fitoren me 7-0 kundër Osasuna për kampionatin, Messi shënoi një tre-golsh dhe arriti 371 gola në të gjitha kompeticionet (duke përfshirë dhe miqësoret) me Barcelonën, dhe kaloi kshu rekordin e 369 golave që mbante Paulino Alcantara për shumë vite. Alcantara luajti me Barcelonën midis 1912-1927 duke shënuar 142 gola në ndeshje zyrtare dhe 227 në miqësore. Messi thyeu rekordin duke shënuar 344 gola zyrtare dhe 27 në miqësore.

Një javë më vonë, kundër Real Madrid në Santiago Bernabeu, ndeshje që Barcelona fitoi 3-4, shënoi një tjetër tre-golsh duke u bërë kshu golashënuesi më i mirë në El Klasiko, duke kaluar 18 golat të shënuar nga ylli i viteve 60' te Real Madridit, Alfredo Di Stefano.

Real Madrid

20' 1-1 (Benzema)

24' 2-1 (Benzema)

55' 3-2 (C. Ronaldo)

Barcelona

7' 0-1 (Iniesta)

42' 2-2 (Messi)

65' 3-3 (Messi)

84' 3-4 (Messi)

Messi mbylli sezonin me statistikat më të keqe personale në pesë vitet e fundit, edhe pse ai ende arriti të shënojë 41 gola në të gjitha kompeticionet. Për herë të parë në pesë vitet e fundit, Barcelona përfundoi sezonin pa një trofe, ata u mposhtën në finalen e Kupës së Mbretit nga Real Madrid dhe humbën kampionatin në ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madridit.

Pas bisedave të zgjatura për të ardhmen e tij me klubin, Messi nënshkroi një kontratë të re në 19 maj 2014, vetëm një vit pas përditësimit të tij të fundit, kurse paga e tij u rrit në 20 milionë euro në vit (36 milionë euro me taksat), paga më e lartë ndonjëherë në futboll.

2014-15: Një trefishtë historike

rekordi zara thye

Duke ngritur Messin në ajër pas thyerjes se rekordit të Zarra.

Nën drejtim të trajnerit të rri dhe -ish kapitenin Luis Enrique, Messi kishte një fillim të mirë, pa dëmtime, për sezonin 2014-15, edhe thyeu tre rekorde të tjera të pathyera prej shumë vitesh, nga fundi vitit. Shënoi një tre-golsh kundër Seviljës në 22 nëntor qe e bëri atë golashënuesin më të mirë në La Liga, pasi ai e tejkaloi rekordin 59-vjeçar të 251 golave në kampionat të mbajtur nga Telmo Zarra.

Pak ditë më vonë, ai shënoi sërish një tre-golsh, kundër APOEL në Ligën e Kampionëve duke kaluar 71 golat e Raul Gonzalez, për t'u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit.

Një tre-golsh i tretë, i shënuar kundër rivalëve të qytetit Espanyol, në 7 dhjetor, e beri atë të kaloj Cesar Rodriguez si golashënuesin më të mirë në Derbin e Katalonisë me 12 gola. Messi përsëri u rendit i dyti në Topin e Artë FIFA pas Kristiano Ronaldo, kryesisht për shkak të arritjes së tij në vëndin dytë, më Argjentinën në Kupën e Botës.

Në fillim të vitit 2015, të gjith besonin se Barcelona po shkonte drejt një tjetër sezoni zhgënjyes, me spekulime të përsëritura në mediat Spanjolle dhe të huaja, se Messi ishte duke u larguar nga klubi. Një pikë kthese erdhi në 11 janar gjatë fitoresh me 3-1 ndaj Atletico Madridit, herën e parë qe sulmi i Barcelonës, Messi, Luis Suarez dhe Neymar , i quajtur ndryshe dhe "MSN", secili shënoi në ndeshje, duke bere fillimin e një vrapimi shumë të suksesshëm.

Pas pesë viteve qe luante ne qendër te fushes, Messi u kthye në pozicionin e tij të vjetër në krahun e djathtë te sulmit, nga atje, ai rimori më së miri formën e tij të mirë duke mbyllur sezonin me 58 gola, kurse treshja "MSN" shënoi një total prej 122 golash në të gjitha kompeticionet e sezonit, një rekord në futbollin Spanjoll.

Nga fundi sezonit, Messi shënoi ne fitoren 1-0 jashtë fushë kundër Atletico Madrid në 17 maj, duke siguruar kështu kampionatin. Midis 43 golave te tij në kampionat brënda sezonit, ishte një tre-golsh qe shënoi brënda 11 minutave kundër Rayo Vallecano në 8 mars, më i shpejti i karrierës së tij profesionale, ai ishte tre-golshi i 32-të i tij i përgjithshëm për Barcelonën, duke e bere atë të kalonte Telmo Zarra si lojtari me më shumë tre-golsha ndonjëherë në futboll Spanjoll.

Përveç kësaj, me 18 asistime brenda sezonit, ai kaloi Luis Figon si lojtari me më shume assist ne historinë e La Ligës. Këtë rekord e thyeu në një ndeshje kundër Levante në 15 shkurt duke dhën assistin e tij të 106-të, duke shënuar gjithashtu edhe një tre-golsh.

treshja MSN

Treshja "MSN" me trofeun në Kupën e Mbretit.

Messi shënoi dy herë pasi Barcelona mundi Athletic Bilbao me 3-1, në finalen e Kupës së Mbretit në 30 maj, duke arritur dyfishin (kampionat dhe kupë) e gjashtë në historinë e klubit. Goli i tij qe hapi rezultatin u prit si një nga më të mëdhenj në karrierën e tij, ai morri topin në afërsi të vijës së gjysmës fushës dhe dribloj katër lojtarë kundërshtarë, përpara se të mposhte portierin për të shënuar në një hapësirë të ngushtë nga afër. Ky gol u emërua më vonë një nga tre kandidatët e fundit për çmimin FIFA Puskas 2015 (goli më i bukur i vitit, Messi u rëndit i dyti, pas Wendell Lira).

Në Ligën e Kampionëve, Messi shënoi dy herë dhe dhuroi një assist, në fitoren 3-0 në gjysmëfinalen e parë kundër Bayern Munich, që trajneri ishte Pep Guardiola. Në një ndeshje të fortë dhe të ngushtë, Messi hapi rezultatin në minutën e 77 dhe tre minuta më vonë shënoi një nga golat më të bukur në historinë e kompeticionit.

Pas një driblimi madhështor te Jerome Boateng, ku bëri që ky i fundit të plaset në tokë, kaloi topin mbi portierin Manuel Neuer me stilin e tij të vecantë. Ky gol u emërua më i miri i sezonit nga UEFA.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen se dytë me 3-2, Barcelona arriti në finale në 6 qershor në Berlin, ku mundi Juventusin me 3-1 për të fituar një trefishte historike (kampionati, kupa dhe Liga e Kampionëve), të dytën në historinë e klubit, duke u bërë klubi i parë në histori për ta bërë këtë.

Edhe pse Messi nuk shënoj, ai mori pjesë në të tre golat, sidomos në të dytin pasi ai e detyroi portierin Buffon në një pritje në të cilen Suarez shënoi golin e dytë që bëri rezultatin 2-1. Përveçse ishte ofruesi me i mire me gjashtë assist, Messi mbylli kompeticionin si golashënuesi me i mirë me dhjetë gola, lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin ktë qëllim për pesë sezone. Për përpjekjet e tij gjatë sezonit, ai mori çmimin si lojtari më i mirë nga UEFA në Europë, për herë të dytë.

2015-18: Titujt Vazhdojne

Messi nisi sezonin 2015-16 duke shënuar dy herë nga goditjet e lira në fitoren 5-4 të Barcelonës kundër Seviljës (pas kohës shtesë), në Superkupën e Europës. Një humbje 5-1 në rezultat total kundër Athletic Bilbao në Superkupën Spanjolle, përfundoi shpresat e klubit për një sextuple (te gjashta trofet) të dytë, me Messin duke shënuar golin e vetëm. Në 16 shtator, në një barazim 1-1 ndaj Romës në Itali, ai u bë lojtari më i rri, që luan 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Në 26 shtator, Messi pesoj një dëmtim në ndeshjen kundër Las Palmas në kampionat, që e la jashte fushave afërsisht 2 muaj. Ai më në fund u kthye në 21 nëntor, duke u futur si zëvëndësim në fitoren 4-0 ndaj Real Madridit brënda në Santiago Bernabeu. Messi shënoi në finalen e botërorit të klubeve, në fitoren e Barcelonës me 3-0 kundër River Plate në Yokohama, duke mbledhur kështu trofeun e tij të pestë të klubit në vitin 2015. Në 30 dhjetor, në ndeshjen e fundit të vitit, Messi shënoi në ndeshjen e tij të 500-të për Barcelonën, në një fitore 4-0 ndaj Real Betis.

Në 6 janar 2016, Messi shënoi dy gola dhe assistoi dy të tjerë në fitoren 4-1 ndaj Espanyol, në Kamp Nou, në ndeshjen e parë të fazës së 16-ve në Kupën e Mbretit. Pesë ditë më vonë, Messi fitoi Topin e Artë për herë të pestë në karrierën e tij. Në 3 shkurt, ai shënoi një tre-golsh në fitoren 7-0 kundër Valenciës, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën e Mbretit në Kamp Nou, kurse Luis Suarez shenoi te katër golat ë tjera. Kjo ishte hera e parë që dy lojtarë kishin shënuar të paktën tre gola secili në Camp Nou dhe herën e parë që nga Luis Suarez Miramontes dhe Justo Tejada qe na viti 1956. Kishte ndodhur vetëm tre herë më parë në historinë e klubit, të gjitha në Camp de Les Corts (stadiumi para se të lëviznin në Kamp Nou).

Barcelona

7' 1-0 (Suarez)

12' 2-0 (Suarez)

29' 3-0 (Messi)

58' 4-0 (Messi)

74' 5-0 (Messi)

83' 6-0 (Suarez)

88' 7-0 (Suarez)

Valencia

penalltia celta vigo

Messi dhe Suarez në penalltinë e famshme kundër Celta Vigos.

Në një fitore 6-1 kundër Celta de Vigo për kampionatin në Kamp Nou, Messi assistoi Suarezin nga një goditje dënimi. Disa njerëz e panë atë si "një prekje gjeniale", ndërsa të tjerët e kritikuan atë si mosrespektim ndaj kundërshtarit. Lojtarët e Celta Vigos, megjithatë, kurrë nuk u ankuan dhe trajneri i tyre mbrojti dënimin, duke deklaruar:

"Sulmuesit e Barcelonës janë shumë të respektueshem"

Gjuajta e asaj penalltisë u krahasua me atë të Johan Cruyff në vitin 1982, duke bërë që shumë tifozë të tregonin se ndëshkimi ishte një haraç për të (i cili në atë kohë po luftonte me kancerin e mushkërive). Cruyff vetë ishte "shumë i lumtur" me goditjen, duke këmbëngulur se "ishte e ligjshme dhe argëtuese".

Në 17 shkurt, Messi shënoj golin të 300 në La Liga në një fitore 1-3, ne fushën e Sporting de Gijon. Pak ditë më vonë, ai shënoi të dyja golat në fitoren 0-2 të Barcelonës kundër Arsenalit në stadiumin Emirates, në ndeshjen e parë të fazës së 16-ve të Ligës së Kampionëve, me golin e dytë që ishte i 10.000-shi i Barcelonës ne te gjitha kompeticionet zyrtare në historinë e klubit. Barcelona u eliminua në fazën tjetër, pasi u mund 2-0 nga Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit, ndeshja e parë kishte mbaruar 2-1 në Kamp Nou.

Në 17 prill, Messi përfundoi një thatësirë që nuk shënonte për pesë ndeshje, me golin e 500 të karrierës së tij profesionale për klubin dhe kombëtaren në humbjen 1-2 ndaj Valencias ne Kamp Nou. Në finalen e Kupës së Mbretit në 22 maj 2016, Messi krijoj të dyja golat në fitoren 2-0 ne kohën shtesë ndaj Seviljës. Në total, Messi shënoi 41 gola dhe dhuroi 23 assist, pasi treshja sulmuese "MSN" arriti një rekord te ri në futbollin Spanjoll, me 131 gola gjatë gjithë sezonit duke thyer rekordin që kishin vendosur në sezonin e kaluar.

Messi nisi sezonin 2016-17 me trofeun e Superkupës Spanjolle, me dy fitore kundër Seviljës, 2-0 në ndeshjen e parë, ku dha një assist, dhe 3-0 në Kamp Nou ku kishte një gol dhe një assist. Në ndeshjen e parë të kampionatit ai shënoi dy gola dhe dha nje assist për të udhëhequr Barcelonën në një fitore 6-2 kundër Real Betis. Në 13 shtator 2016, Messi shënoi tre-golshin e tij të parë të sezonit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve 2016-17 kundër Celtic në një fitore 7-0 në Kamp Nou. Ky ishte tre-golshi i gjashtë i Messit në kompeticionin, më së shumti nga çdo lojtar. Një javë më vonë, Messi pësoi një demtim në një barazim 1-1 kundër Atletico Madrid, që e mbajti jashtë fushave për tre javë.

Ai shënoi një gol në kthimin e tij, tre minuta pas hyrjes se tij në ndeshje si zëvëndësim, në një fitore 4-0 në Kamp Nou kundër Deportivo La Coruna, në 16 tetor. Tre ditë pas kësaj, ai shënoi tre-golshin e ti te 37-të me Barcelonën, në fitoren me 4-0 kundër Manchester City në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve. Në 1 nëntor, Messi shënoi golin e 54-të në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve, në humbjen me 3-1 ndaj Manchester City ne Angli, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të 53 golave të mbajtur nga Raul. Në 12 nëntor, Messi u rëndit i dyti për Topin e Artë, pas Cristiano Ronaldos, i cili e mori çmimin për herë të katërt.

Pas vëndit të dytë për Topin e Artë, në 9 janar 2017 Messi u rëndit sërisht i dyti (përsëri pas Cristiano Ronaldos) në cmimin inagurues të FIFA-s “The Best” për lojtarin më të mirë të vitit 2016. Në 11 janar, Messi shënoi nga një goditje e lirë në fitoren 3-1 kundër Athletic Bilbaos, në ndeshjen e dytë të fazës së 16-ve në Kupën e Mbretit, duke ndihmuar Barcelonën të avancoi në cerekfinale. Me golin e tij të 26-të nga një goditje e lirë për Barcelonën në të gjitha kompeticionet, ai barazoi rekordin që mbahesh nga Ronald Koeman.

Në ndeshjen e ardhshme në kampionat, Messi shënoi në një fitore 5-0 ndaj Las Palmas, duke barazuar kështu rekordin që mbante Raul Gonzalez, për numrin më të madh të ekipeve që ka shënuar, në La Liga (35). Në 4 shkurt, Messi shënoi me goditjen e lirë të 27-të për Barcelonën në një fitore 3-0 ndaj Athletic Bilbaos në kampionat, duke kaluar Koeman si golashënuesi më i mirë i klubit nga goditjet e lira.

penalltia celta vigo

Festimi vecantë i Messit.

Në 23 prill, Messi shënoi dy herë në një fitore 3-2 ndaj Real Madridit brënda në Santiago Bernabeu. Goli që shënoj në kohën shtesë dhe i dha fitimin Barcelonës, ishte goli i 500-të me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, duke e festuar me një festim të vecantë duke treguar fanellën në tifozat e stadiumit.

Në 27 maj, ai shënoi një gol dhe krijoi një tjetër për Paco Alcacer në finalen e Kupës së Mbretit, duke ndihmuar Barcelonën në fitoren 3-1 kundër Alaves. Në total, Messi përfundoi sezonin 2016-17 me 54 gola dhe 16 assist, ndërsa 37 golat ë tij në La Liga i dhan Kepucën e Artë si golashënuesi me i mirë i Europës për herë të katërt në karrierën e tij.

Messi hapi sezonin e 2017-18 duke shndërruar një penallti në humbjen e Barcelonës me 1-3 në ndeshjen e parë për Superkupën Spanjolle, kundër Real Madrid. Barcelona u mund dhe në ndeshjen e kthimit me 2-0, duke nisur jo dhe aq mirë sezonin nën drejtimin e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.

Në 27 gusht, Messi shënoi dy golat e para të sezonit 2017-18 në La Liga në një fitore 2-0 jashtë fushe, ndaj Alaves. Goli i parë i Messit ishte i 350 në karierën e tij në La Liga, duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë për të arritur këtë moment historik. Në 9 shtator, Messi shënoi një tre-golsh kundër Espanyol, duke ndihmuar kështu për të siguruar një fitore 5-0 në shtëpi për Blaugrana, mbi rivalët vendas.

Messi shënoi dy herë kundër Gianluigi Buffon , në 12 shtator, pasi Barça mposhti kampionët e Italisë Juventus, me 3-0 në shtëpi, në Ligën e Kampionëve. Në 19 shtator, Messi gjeti rrjetën katër herë në fitoren me 6-1 kundër Eibar në Kamp Nou, në La Liga.

Tre javë më vonë, në 1 tetor, Messi e kaloi ish-shokun e tij Carles Puyol për t'u bërë lojtari i tretë më i lartë në historinë e klubit me perfaqësime, pasi ai ndihmoi Barcelonën në fitoren kundër Las Palmas me 3-0 duke dhuruar një assist për Sergio Busquets dhe më vonë duke shtuar dy vetë në ndeshjen e tij zyrtare 594 për klubin. Kjo ndeshje e kampionatit u luajt pa tifoza në Kamp Nou për shkak të protestave në Katalonje lidhur me një referendum të vazhdueshëm të pavarësisë.

Në 18 tetor, në paraqitjen e 122 në Ligën e Kampionëve, Messi shënoi golin e 97 dhe 100 e tij në të gjitha garat e UEFA-s, në fitoren 3-1 kundër Olympiakos, ai gjithashtu dhuroi një assist për Lucas Digne. Messi u bë lojtari i dytë pas Cristiano Ronaldos për të arritur këtë rekord, por e realizoi atë në 21 ndeshje më pak se sa homologu Portugez. Në 23 tetor, Messi përfundoi i dyti pas Cristiano Ronaldos në çmimin më të mirë të FIFA-s për meshkuj në 2017 për të dytin vit radhazi.

Në 4 nëntor, ai bëri paraqitjen e tij të 600 për Barcelonën në një fitore 2-1 ndaj Seviljes në La Liga. Messi nënshkroi një kontratë të re me Barcelonën në 25 nëntor, duke e mbajtur atë me klubin deri në sezonin 2020-21. Klauzola e blerjes së tij vajti 700 milionë euro.

goli 600

Duke shënaur me goditje të lirë golin e 600 në karrierën e tij.

Në 7 janar 2018, Messi bëri paraqitjen e 400-të të La Ligas me Barcelonën në një fitore 3-0 ndaj Levantes, duke dhuruar një assist për të arritur 144 dhe duke shënuar një herë për golin e 365-të të Ligës për klubin që barazoi rekordin e Gerd Müller për më shumë gola të shënuar me të njëjtin klub, në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Një javë më vonë, ai e theu rekordin, duke shënuar golin e tij 366 La Liga nga një goditje e lirë në një fitore 4-2 kundër Real Sociedad. Në 4 mars, ai shënoi golin e 600 të karrierës së tij nga një goditje e lirë në një fitore 1-0 në shtëpi kundër Atletico Madrid, në La Liga.

Në 14 mars, Messi shënoi golat e 99 dhe 100 të Ligës së Kampionëve në një fitore 3-0 ndaj Chelsea, duke u bërë vetëm lojtari i dytë pas Cristiano Ronaldos për të arritur këtë pikë referimi dhe duke e arritur atë në një moshë më të vogël, me më pak paraqitje , duke luajtur më pak minuta, dhe duke goditur në portë më pak herë sesa homologu i tij portugez. Goli i tij i hapjes, i cili erdhi vetëm pas dy minuta dhe tetë sekonda, ishte gjithashtu më i shpejti i karrierës së tij. Gjatë të njëjtës ndeshje, ai gjithashtu dhuroi një assist te Ousmane Dembele për golin e tij të parë në Barcelonë.

Barcelona

3' 1-0 (Messi)

20' 2-0 (Dembele)

63' 3-0 (Messi)

Chelsea

Barcelona u kualifikua në çerekfinale për sezonin e njëmbëdhjetë të njëpasnjëshëm. Në 7 prill, ai shënoi një tre-golsh në një fitore 3-1 ndaj Leganes duke përfshirë golin e tij të gjashtë nga goditjet e lira në sezon, duke arritur rekordin e vendosur nga Ronaldinho.

Tre ditë më vonë në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, Barcelona u mund 3-0 nga Roma në Olimpico, dhe mbeti jashtë pasi nuk mjaftoj fitorja e parë me 4-1 në Kamp Nou. Barcelona fitoj kampionatin duke pësuar vetëm një humbje në ndeshjen e parafundit në kampionat me 5-4 jashtë fushe ndaj Levante, në një ndeshje që trajneri Valverde kishte lënë jashtë skuadrës Messin për tu cplodhur. Messi fitoj kepucën e pestë të artë në karrierën e tij pas 34 golave të shënuara në kampionat.

2018-19: Kapiten i Barcelonës

Me largimin e ish-kapitenit Andres Iniesta në maj 2018, Messi u emërua kapiten i ri i skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në 12 gusht 2018, ai ngriti titullin e tij të parë si kapiten i Barcelonës, Superkupën e Spanjës , pas një fitore me 2-1 kundër Seviljes. Ishte titulli i 33-të me Barcelonën, duke bërë Messin lojtarin me më shumë trofe në historinë e ekipit. Më 19 gusht, Messi shënoi dy herë për të ndihmuar Barcelonën të mposhti Alaves 3-0 në ndeshjen e tyre të parë La Liga të sezonit. Goli i tij i parë një goditje e lirë poshtë murit mbrojtës, ishte goli 6000 i Barcelonës në La Liga.

Në 18 shtator, Messi shënoi një tre-golsh në një fitore 4-0 në shtëpi ndaj PSV Eindhoven në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Barcelonë , duke vendosur një rekord të ri për më shumë tre-golsha në kompeticionin, me tetë. Në 20 tetor, Messi shënoi dhe assistoi në një fitore 4-2 ndaj Seviljes, por më vonë u detyrua të largohej në minutën e 26 pas rënies së keqe dhe duke plagosur krahun e djathtë, testet më vonë konfirmuan se ai kishte thyer kockën e tij radiale, duke e përjashtuar atë për rreth tre javë.

Në 8 dhjetor, Messi shënoi dy here nga goditje të lira, në një fitore 4-0 jashtë fushe ndaj rivalëve katalanas Espanyol në kampioant, duke shkuar në 10 gola me faull brënda vitit kalendarik. Goli i tij i parë ishte gjithashtu goli i tij i 10-të në kapionat brënda sezonit, duke e bërë atë lojtarin e parë ndonjëherë për të arritur shifra të dyfishta në La Liga për 13 sezone të njëpasnjëshme. Në të njëjtën ndeshje, ai bëri kapitenin e tij të 32 në derbin e katalonisë, duke barazuar rekordin e paraqitjes së mbajtur nga Xavi.

Espanyol

Barcelona

17' 0-1 (Messi)

26' 0-2 (Dembele)

45' 0-3 (Suarez)

65' 0-4 (Messi)

Në 16 dhjetor, Messi shënoi tre-golshin e 43-të të karrierës së tij, si dhe assitoj dy herë, në një fitore 5-0 jashtë fushe kundër Levante, duke arritur kështu 50 gola brënda vitit kalendarik me klubin dhe kombëtaren.

Në 13 janar 2019, Messi shënoi golin e tij të 400 La Liga në 435 paraqitje, në një fitore 3-0 në shtëpi ndaj Eibar, duke u bërë lojtari i parë që arrin këto shifra me një skudër të vetëm në pesë ligat më të mira të Evropës.Më 17 janar Messi asistoi dy golat e Dembelës dhe shënoi një në një fitore 3-0 ndaj Levantes në ndeshjen e kthimit në fazën e 16ve në Kupën e Mbretit me golin e tij të 49 në kompeticion, ai barazoi me Kubala si golashënuesi i dytë më i mirë i Barcelonës në këtë kompeticion.

Në 30 janar, ai shënoi golin e tij të 50-të në Kupën e Mbretit, duke assistuar gjithashtu një tjetër, në një fitore 6-1 në shtëpi kundër Seviljes në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve, gjë që lejoi Barcelonën të përparonte në gjysmëfinale 6-3 total

messi sevilja

Messi feston me Dembele mbas fitores me Seviljen.

Në 2 shkurt, Messi shënoi dy herë në një barazim 2-2 kundër Valencias, me golin e tij të parë që erdhi nga pika e penalltisë, goli i tij i 50-të me penallti në La Liga duke u bërë lojtari i tretë në historinë e La Ligas mbrapa Cristiano Ronaldo dhe Hugo Sánchez për të shënuar 50 penallti në kampionat.

Në 23 shkurt, Messi shënoi tre golshin e 50të të karrierës së tij dhe gjithashtu dha një assist për Suarez, duke kthyer rezultatin nga 2-1 me 2-4 kundër Seviljes në La Liga.

2004-2006: Suksese në moshë të vogël

Për shkak se Messi ishte rritur në Spanjë, ai ka gjithashtu edhe kombësin Spanjolle. Në vitin 2004, atij iu ofrua mundësia për të luajtur me Spanjën për moshat nën 20 vjec, por ai vendosi të luante për Argjentinën, vendin e lindjes së tij.

moshat poshtë 20

Me trofeun e Botërorit të moshave poshtë 20.

Messi udhëhoqi Argjentinën në fitore në Kampionatin Rinor të FIFA 2005. Përpara finales, Messit iu dha Topi i Artë si lojtari më i mirë i turneut. Ai shënoi dy herë me penallti në fitoren e tyre 2-1 ndaj Nigerisë, duke fituar kampionatin e pestë të Argjentinës dhe duke përfunduar turneun si golashënuesi më i mirë me 6 gola. Shfaqjet e tij ndërmorrën krahasime me bashkatdhetarin Diego Maradona , i cili e çoi Argjentinën te titulli në vitin 1979.

Messi bëri debutimin e tij të plotë ndërkombëtar në gusht të vitit 2005, gjatë një miqëssore kundër Hungarisë, kur ai hyri në fushë në minutën e 63, vetëm për t'u dërguar jashtë me karton të kuq pas dy minutash në lojë, për një goditje kundër Vilmos Vanczak i cili kishte kapur fanellën e tij, Messi e kishte goditur mbrojtësin me krahun e tij duke u munduar ta hiqte atë, dhe arbitri e interpretoi si një lëvizje të qëllimshme, një vendim i dyshimtë.

Gjatë Kupës së Botës 2006 në Gjermani, Messi pa fitoren e Argjentinës ne ndeshjen e parë kundër Bregut të Fildishtë nga stoli i zëvendësuesve.

botërori 2006

Duke festuar pas golit kundër Serbisë dhe Malit të Zi.

Në ndeshjen e ardhshme, kundër Serbisë dhe Malit të Zi , ai u bë lojtari më i rri për të përfaqësuar Argjentinën në Kupën e Botës kur hyri në ndeshje si zëvendësim në minutën e 74-të. Messi assistoi golin e katërt Brenda 4 minutash pas hyrjes së tij në ndeshje dhe shënoi golin e fundit në fitoren 6-0, duke e bërë atë golashënuesin më të rri në turne dhe golashënuesin e gjashtë më të rri në historinë e Kupës së Botës.

Ai nuk luajti në çerekfinalen kundër Gjermanisë, gjatë së cilës Argjentina u eliminua 4-2 në penallti pas rezultatit 1-1 në kohën e regullt. Vendimi i Pekerman për ta lënë atë në stol kundër Gjermanisë çoi në kritika të përhapura nga ata që besonin se Messi mund të kishte ndryshuar rezultatin e ndeshjes në favor të Argjentinës.

2007-09: Kopa Amerika dhe Lojrat Olimpike

Ndërsa Messi po bëhesh një nga lojtarët më të mirë në botë, ai siguroi një vend në formacionin fillestar të trajnerit Alfio Basile , si pjesë e një ekipi që konsiderohej favorit për të fituar Kopa Amerika 2007 , që organizohesh në Venezuelë. Ai krijoj golin fitues të fitores 4-1 ndaj Shteteve të Bashkuara në ndeshjen e parë të turneut dhe në ndeshjen tjetër kundër Kolumbisë fitoj penalltinë që Argjentina barazoj ndeshjen dhe në fund fitoj 4-2.

Ndërsa Argjentina e kishte siguruar vendin në fazën tjetër të eliminimit, Messi filloi ndeshjen e ardhshme në stol, dhe hyri në lojë në 25 minutat e fundit me rezultatin në 0-0 për të ndihmuar ekipin e tij të mposhtte Paraguain duke assistuar golin e tyre të vetëm. Në fazën e çerekfinales, ku Argjentina u përball me Perun, ai shënoi golin e dytë të fitores 4-0 dhe avancuan në gjysmëfinale kundër Meksikës, gjatë së cilës ai kaloj topin mbi portierin e Meksikës për të siguruar një tjetër fitim 3-0 dhe Argjentina ishte në finale.

kopa amerika brazil

Messi me topin në finalen kundër Brazilit.

Në një rezultat të papritur, Argjentina humbi finalen 3-0 ndaj një skuadre të Brazilit nga e cila mungonin disa nga lojtarët më të mirë të vendit. Humbja e tyre e papritur u shoqërua nga shumë kritika në Argjentinë, megjithëse Messi ishte kryesisht i përjashtuar për shkak të moshës së tij të re dhe nuk ishte ylli kryesor i skuadrës pasi ai ishte Juan Roman Riquelme. Messi u emërua lojtari rri më i mirë i turneut nga federata e futbollit Latino-Amerikan CONMEBOL.

Përpara Lojrave Olimpike 2008 në Pekin, Barcelona e pengoi ligjërisht Messin që të përfaqësonte Argjentinën në turne, pasi ajo përputhej me ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Pas ndërhyrjes nga trajneri rri i Barcelonës Pep Guardiola, i cili e kishte fituar turneun në vitin 1992 , Messi u lejua të bashkohej me skuadrën e Sergio Batistas të moshave nën 23-vjec, në Pekin.

Gjatë ndeshjes së parë, ai shënoi golin e parë dhe assistoj një tjetër në fitoren e tyre 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë . Pas një fitore 1-0 në ndeshjen e ardhshme kundër Australisë, që siguroi kalimin në çerekfinale, Messi u pushua gjatë ndeshjes kundër Serbisë, ndërsa Argjentina fitoi ndeshjen për të përfunduar e para në grup. Kundër Hollandës, ai përsëri shënoi golin e parë dhe assistoi golin ë dytë për të ndihmuar ekipin e tij për një fitore 2-1 në kohën shtesë.

Pas një fitorje ne gjysëmfinale 3-0 ndaj Brazilit , Messi assistoi golin e vetëm në finale, pasi Argjentina mposhti Nigerinë për të fituar medaljen e artë në lojrat Olimpike.

2010-13: Zhvillimi në kapiten

Pavarësisht nga rezultatet e dobëta ne ndeshjet kualifikuese, Argjentina u konsiderua si favorit për titullin në Kupën e Botës 2010, në Afrikën e Jugut. Në ndeshjen e parë të grupeve, Messi bëri të paktën katër përpjekje për gol, por u mohua vazhdimisht nga portieri i Nigerisë , duke rezultuar në një fitore vetëm 1-0. Gjatë ndeshjes së ardhshme, kundër Koresë së Jugut , ai shkëlqeu në rolin e tij të rri si lojëkrijues, duke marrë pjesë në të katër golat të fitores 4-1 për Argjentinën.

Meqenëse kalimi i Argjentinës në fazën tjetër ishte garantuar, shumica e startuesve u pushuan gjatë ndeshjes së fundit të grupit, por Messi nuk pranoi dhe lozi duke mbajtur shiritin e kapitenit për herë të parë, në fitoren me 2-0 kundër Greqisë, duke cuar Argjentinën në vëndë të parë të grupit. Në fazën e 16-ve, ata mposhtën Meksikën 3-1, me Messin duke assistuar golin e parë për Tevez, pavarësisht se i ky i fundit ishte në pozicion jashtë loje.

kundër gjermanisë

Messi me topin në humbjen me 4-0 kundër Gjermanisë.

Mbrojtja e dobët e Argjentinës, kishte treguar një papërgjegjësi në të gjithë turneun dhe përfundimisht çoi në eliminimin e tyre në çerekfinale kundër Gjermanisë, në të njëjtën fazë të turneut dhe nga i njëjti kundërshtar si katër vjet më parë. Humbja e tyre 4-0 ishte diferenca e tyre më e keqe e humbjes që nga viti 1974.

Edhe pse Messi shënoi një rekord 53 gola gjatë sezonit 2010-11 me Barcelonën, ai nuk kishte shënuar për Argjentinën në një ndeshje zyrtare që nga marsi 2009. Pavarësisht ndryshimeve taktike, thatësira e tij në gola, vazhdoj gjatë turneut Kopa Amerika 2011, e organizuar nga Argjentina.

Dy ndeshjet e para, kundër Bolivisë dhe Kolumbisë, përfunduan në barazime, ndërsa Messi nuk u përmbush me standardet e tij. Mediat dhe tifozët vunë në dukje se ai nuk kombinohesh mirë me sulmuesin Carlos Tevez, i cili kishte një popullaritet shumë më të madh nga Messi midis tifozave të Argjentinës, kurse Messi u fershëllye nga tifozat e ekipit të tij, për herë të parë në karrierën e tij.

Gjatë ndeshjes tjetër të rëndësishme, me Tevez në stol, Messi kryeu një performancë të mirëpritur, duke assistuar dy gola në fitoren e tyre 3-0 ndaj Kosta Rikës . Në çerekfinalen kundër Uruguajt që përfundoi në barazim 1-1, Messi assistoi golin e barazimit në minutën e 17 po Argjentina u eliminua 4-5 në fazën e penalltive pas kohës shtesë, me Carlos Tevez që humbi penalltinë për Argjentinën.

Pas performancës së pasuksesshme të Argjentinës në Kopa Amerika, Batista u zëvendësua nga Alejandro Sabella . Me emërimin e tij në gusht 2011, Sabella i dha 24-vjeçarit Messi shiritin e kapitenin të skuadrës, në marrveshje me Javier Mascherano që ishte kapiteni atëhere.

Messi vazhdoi të udhëheqë skuadrën e tij me shëmbullin si lojtarin e tyre më të mirë, ndërsa Mascherano vazhdoi të përmbushë rolin e liderit dhe motivatorit në terren të ekipit. Në një ndryshim të mëtejshëm të ekipit, Sabella la jashtë Tevez dhe solli në ekip lojtarët me të cilët Messi kishte fituar Kampionatin Botëror të moshave poshtë 20, dhe në Lojërat Olimpike.

Tani duke luajtur në një rol të lirë në një ekip përmirësues, Messi përfundimisht i dha fund thatësirës së tij duke shënuar gjatë ndeshjes së parë kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kili më 7 tetor, goli i tij i parë zyrtar për Argjentinën në dy vjet e gjysmë.

Nën drejtimin e Sabella, norma e shënimit të Messit u rrit në mënyrë drastike, ku ai kishte shënuar vetëm 17 gola në 61 ndeshje nën trajnerët e tij të mëparshëm, ai shënoi 25 herë në 32 ndeshje gjatë tre viteve të ardhshme. Ai shënoi një total prej 12 gola në 9 ndeshje për Argjentinën në vitin 2012, duke barazuar rekordin e mbajtur nga Gabriel Batistuta për shumicën e golave të shënuar në një vit kalendarik për Argjentinën.

Tre-golshi i tij i parë me “Albicelestes” erdhi në një miqësore kundër Zvicrës në 29 shkurt 2012, duke vazhduar me dy tre-golsha të tjerë brënda një vit e gjysëm, në ndeshje miqësore kundër Brazilit dhe Guatemalës.

Zvicra

49' 1-1 (Shaqiri)

Argentina

19' 0-1 (Messi)

87' 1-2 (Messi)

92' 1-3 (Messi)

Messi më pas ndihmoi ekipin të siguronte vëndin e tyre në Kupën e Botës 2014 me një fitore 5-2 ndaj Paraguajit jashtë fushe, në 10 shtator 2013, përveç të një assist, ai shënoi dy herë me penallti, duke cuar golavarazhin e tij me ekipin kombëtar në 37 gola për t'u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i Argjentinës pas vetëm Batistutës

Në përgjithësi, ai kishte shënuar gjithsej 10 gola në 14 ndeshje gjatë ndeshjeve kualifikuese. Në të njëjtën kohë me shfaqjet e tij që ishin ende më të mira, marrëdhëniet e tij me bashkatdhetarët e tij u përmirësuan, pasi gradualisht filloi të perceptohet më mirë në Argjentinë.

2014-15: Kupa e Botës dhe Kopa Amerika

Përpara Kupës së Botës në Brazil, dyshimet vazhduan për formën e Messit, pasi ai përfundoi një sezon të pasuksesshëm dhe duke qëne i dëmtuar me Barcelonën. Në fillim të turneut, megjithatë, ai dha shfaqje të forta, duke u zgjedhur njeriu më i mirë i ndeshjes në katër ndeshjet e para.

Në ndeshjen e parë të Kupës së Botës si kapiten, ai i udhëhoqi ata në një fitore 2-1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, ai ndihmoi në krijimin e golit të hershëm që hapi rezultatin dhe shënoi golin e tyre të dytë pas një driblimi mes tre lojtarëve, goli i parë i Kupës së Botës që nga debutimi i tij në turneun tetë vjet më parë. Gjatë ndeshjes së dytë kundër Iranit në minutë e parë shtesë, Messi shënoi me nje goditje të fortë nga 23 metra për t'i dhënë fund ndeshjes me një fitore 1-0, duke siguruar kualifikimin e tyre për fazën e 16-ve.

goditje të lirë kundër nigerisë

Duke shënuar me goditje të lirë kundër Nigerisë.

Messi shënoi dy herë në ndeshjen e fundit të grupit, një fitore 3-2 kundër Nigerisë, golin e dyte e shënoj me faull, dha Argjentina përfundoj e para në grupin e tyre.

Messi assistoj një gol në kohën shtesë për të siguruar një fitore 1-0 kundër Zvicrës në fazën e 16-ve, dhe në ndeshjen tjetër kundër Belgjikës në cerekfinale krijoj golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Higuain në minutën e 8 duke ndihmuar Argjentinën të avancoj në gjysmëfinale të Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1990 .

Pas një barazimi 0-0 në kohën shtesë, ata eliminuan Hollandën 4-2 në penallti për të arritur në finale. Ndeshja u reklamua si Messi kundrejt Gjermanisë, lojtari më i mirë në botë kundër ekipit më të mirë, finalja ishte një përsëritje e finales së 1990-të me Diego Maradona. Messi humbi disa mundësi për të shënuar gjatë gjithë ndeshjes, sidomos në fillim të pjesës së dytë, kur gjuajtja e tij shkoj pranë portës

kundër gjermanisë finalja

I mërzitur pas finales duke takuar Noier.

Zëvendësuesi Mario Götze përfundimisht shënoi në minutën e 113-të dhe Gjermania fitoi ndeshjen 1-0 për të fituar Kupën e Botës. Në përfundim të finales, Messit u dha Topi i Artë si lojtari më i mirë i turneut. Përveç se ishte golashënuesi i tretë më i mirë, me katër gola dhe një asist, ai krijoi më shumë shanse, përfundoi më shumë driblime, dërgoj më shumë herë topin në zonën e penalltisë dhe nxorri me shumë pasime të fshehta në turne.

Messi morri pjes në nje finale tjetër, të tretën në karierën e tij të lartë, në Kopa Amerika 2015 që u organizua në Kili. Nën drejtimin e ish-trjanerit të Barcelonës, Gerardo Martino, Argjentina hyri në turne si kandidat titullar për shkak të arritjes së tyre në vendin e dytë në Kupën e Botës. Ndërsa Messi u zhvillua nga kapiteni simbolik i ekipit në një lider të vërtetë, ai e udhëhoqi Argjentinën në fazën e eliminimit duke marrë vëndin e parë në grup.

Në çerekfinale, ata krijuan mundësi të shumta, duke përfshirë një goditje me kokë nga Messi, por ishin mohuar në mënyrë të përsëritur nga portieri Kolumbisë, dhe në fund të fundit përfundoi pa gola, duke cuar ndeshjen në fazën e penalltive ku Argjentina fitoj 5-4.

Në gjysmëfinale Messi shkëlqeu si lojëkrijues pasi ai dha tre assist dhe ndihmoi në krijimin e tre golave të tjerë në fitoren 6-1 kundër Paraguajt, duke marrë duartrokitje nga tifozët fillimisht armiqësore. Argjentina arriti në finale dhe ishte favorit kryesorë për trofeun, por u mundë 4-1 në penallti nga Kili, pas një barazimi 0-0 në kohën shtesë.

Përballë agresionit nga kundërshtarët, Messi luajti nën standartet e tij, megjithëse ai ishte i vetmi Argjentinas që ktheu me sukses penalltinë e tij. Në mbylljen e turneut, ai u përzgjodh për të marrë çmimin e lojtarit më të mirë por aji e refuzoj nderin. Ndërsa Argjentina vazhdoi një thatësirë trofeje që filloi në 1993, humbjet e Kupës së Botës dhe Kopa America sërish solli kritika të forta për Messin nga mediat dhe tifozët Argjentinas.

2016-18: Finalja e katërte, ikja dhe kthimi te kombëtarja

Vëndi i Messit për ekipin në Kopa Amerika Centenario (100 vjetori i turneut Kopa Amerika) në 2016, fillimisht ishte vënë në rrezik kur ai pësoi një dëmtim në një fitore miqësore 1-0 kundër Hondurasit në një ndeshje për pregatitjen për turneun. Më vonë u raportua se ai kishte pësuar një plagë të thellë në rajonin e tij të mesit, por do të qëndronte në skuadrën e Martinos për turneun, edhe pse ai më pas u la në stol në fitoren 2-1 të Argjentinës kundër kampionëve në fuqi Kili, në 6 qershor për shkak të shqetësimeve lidhur me përshtatshmërinë e tij.

Edhe pse Messi u shpall i përshtatshëm për ndeshjen e dytë të grupit kundër Panamasë në 10 qershor, Martino e la atë përsëri në stol, ai zëvendësoi Augusto Fernández në minutën e 61 dhe më pas shënoi një tre-golsh brënda 19 minuta, duke filluar gjithashtu aksionin që çoi në golin e Sergio Agueros , pasi ndeshja përfundoi me një fitore 5-0, duke vulosur vëndin e Argjentinës në çerekfinale të turneut.

Argentina

7' 1-0 (Otamendi)

68' 2-0 (Messi)

78' 3-0 (Messi)

87' 4-0 (Messi)

90' 5-0 (Aguero)

Panama

Në 18 qershor 2016, në çerekfinalen kundër Venezuelës, Messi kryeu një tjetër perfomance të shkëlqyer duke asistuar dy gola dhe duke shënuar një tjetër në një fitore 4-1, gjë që e bëri të barazonte rekordin prej 54 golave te mbajtur nga Gabriel Batistuta. Ky rekord u thye tre ditë më vonë, kur Messi shënoi me faull, në një fitore 4-0 në gjysëmfinale kundër Shteteve të Bashkuara, ai gjithashtu assistoj dy gola gjatë ndeshjes, pasi Argjentina vulosi një vënd në finale të turneut për vit të dytë radhazi.

hmbi kopa amerika

I mërzitur pas finales së humbur kundër Kilit.

Gjatë një përsëritje të finales së vitit të kaluar, në 26 qershor Argjentina sërish humbi ndaj Kilit në penallti pasi ndeshja përfundoj 0-0 pas kohës shtesë, duke rezultuar në humbjen e tretë radhazi në finale me Argjentinën dhe të katërtin e tij në karrierë. Pas ndeshjes, Messi, i cili kishte humbur penalltinë e tij, njoftoi daljen e tij nga futbolli ndërkombëtar.

Burimet raportuan se lojtarët e tjerë argjentinas - Sergio Aguero, Javier Mascherano, Gonzalo Higuain , Lucas Biglia , Ever Banega , Ezequiel Lavezzi dhe Angel Di Maria - mund të ndiqnin kapitenin gjithashtu me dorëheqje nga futbolli ndërkombëtar.

Messi përfundoi turneun si golashënuesi i dytë më i mirë, pas Eduardo Vargas , me pesë gola, dhe ishte ofruesi më i mirë me katër assist, duke fituar edhe më shumë Man of the Match (njeriu i ndeshjes) se çdo lojtar tjetër në turne (3), ai u emërua në ekipin e turneut për shfaqjet e tij, por humbi në çmimin Golden Ball për lojtarin më të mirë, i cili shkoi tek Alexis Sanchez.

Pas njoftimit të tij, një fushatë filloi në Argjentinë për Messin që të ndryshojë mendjen për vendimin e tij. Ai u përshëndet nga tifozët me thirrje si "Mos ik, Leo" kur ekipi u ul në Buenos Aires. Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri i kërkoi Messit që të mos e lë kombëtaren, duke thënë:

"Ne jemi me fat, është një nga kënaqësitë e jetës, është një dhuratë nga Perëndia që të kemi lojtarin më të mirë në botë në një vend futbollistik si i yni... Lionel Messi është gjëja më e madhe që kemi në Argjentinë dhe ne duhet të kujdesemi për të"

Vetëm një javë pasi Messi njoftoi pensionimin e tij ndërkombëtar, gazeta Argjentinase La Nacion, raportoi se ai ishte duke rikonsideruar të luaj për Argjentinën në kualifikuesit e Kupës së Botës 2018 në Shtator. Në 12 gusht, u konfirmua se Messi kishte përmbysur vendimin e tij dhe ai ishte përfshirë në skuadër për ndeshjet e kualifikimit të ekipit kombëtar. Në 1 shtator 2016, në ndeshjen e parë nga kthimi ai shënoi në një fitore 1-0 në shtëpi kundër Uruguajit për ndeshjet kualifikuese.

Në 28 mars 2017, Messi u pezullua për katër ndeshje ndërkombëtare për fyerje të një ndihmësi arbitri në një ndeshje kundër Kilit në 23 mars 2017. Ai gjithashtu u gjobit me 10,000 franga. Në 5 maj 2017, pezullimi i tij si dhe gjoba u hoqën nga FIFA pasi Shoqata Argjentinase e futbolliu bëri lutje për vendimin, qe do të thotë se ai tani mund të luajë në ndeshjet e mbetura kualifikuese.

Vëndi i Argjentinës në Kupën e Botës 2018 ishte në rrezik duke shkuar në ndeshjen e fundit kualifikuese pasi ishin në vendin e gjashtë në grupin e tyre, jashtë pesë skuadrave që kualifikoheshin për Kupën e Botës që do të thotë se ata rrezikuan të mos kualifikoheshin për herë të parë që nga viti 1970.

Në 10 tetor 2017, Messi udhëhoqi Argjentinën në kualifikim për Kupën e Botës duke shënuar një tre-golsh, kur Argjentina ishte mbrapa në rezultat, për të mposhtur Ekuadorin 1-3, Argjentina nuk e kishte mposhtur Ekuadorin në Quito që nga viti 2001.

Ecuador

1' 1-0 (Ibarra)

Argentina

12' 1-1 (Messi)

20' 1-2 (Messi)

62' 1-3 (Messi)

Tre golat e Messit bënë qe ai të bëhet golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në kualifikuesit e Kupës së Botës CONMEBOL me 21 gola, së bashku me Luis Suarez të Uruguajt, duke kaluar rekordin e mëparshëm që mbahesh nga Hernan Crespo.

2018: Kupa e Botës

Pas kampanjës së tyre të dobët kualifikuese, të rikuperuar nga Messi, pritjet nuk ishin të larta duke shkuar në Kupën e Botës 2018 , me ekipin, pa një Messi të lënduar, duke humbur me 6-1 në miqësore me Spanjën në mars 2018. Para nisjes së turneut Messi pranoi, "tani për tani ne nuk jemi ndër pretendentët për të fituar Kupën e botës." Para ndeshjes së parë të Argjentinës, ka pasur spekulime në media se nëse kjo do të jetë Kupa e botës përfundimtare e Messit. Në ndeshjen e parë te grupeve kundër Islandës në 16 qershor në një barazim 1-1, Messi humbi një penallti që mund ti kishte dhënë fitoren Argjentinës.

Në ndeshjen e dytë të Argjentinës të Kupës së Botës 2018 në 21 qershor, skuadra humbi 3-0 ndaj Kroacisë. Trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli foli për mungesën e kualitetit në ekipin që rrethon Messin. Messi kishte vetëm 49 prekje të topit dhe vetëm dy brenda zonës së Kroacisë me trajnerin duke u pyetur, "Pse nuk mund t'i merrni lojtarët tuaj që të kalojnë topin te Lionel Messi?" Sampaoli u përgjigj duke prekur mungesën e furnizimit të Messit, "thjesht nuk mund t'i kalonim atij për të ndihmuar në krijimin e situatave për të cilat ai është mësuar. Ne kemi punuar për t'i dhënë atij topin, por kundërshtari gjithashtu ka punuar shumë për ta parandaluar atë nga marrja e topit, ne e humbëm atë betejë " Mesfushori i Kroacisë Luka Modric tha gjithashtu pas ndeshjes:

"Messi është një lojtar i pabesueshëm, por ai nuk mund të bëjë gjithçka vetëm"
goli botërori nigeria

Duke shënuar me këmbën e djathtë kundër Nigerisë.

Në ndeshjen e fundit të grupit të Argjentinës kundër Nigerisë në stadiumin Krestovsky , Shën Petersburg në 26 qershor, Messi shënoi golin e hapjes në një fitore eventuale 2-1 e cila pa përparimin e Argjentinës në raundin e dytë si grupi i dytë pas Kroacisë. Messi morri topin pas kalimit të gjatë të Ever Banega, e stopoi dhe gjuajti me këmbën e djathtë duke shënuar.

Pak minuta më vonë Messi kishte dhe shtyllë nga një goditje të lirë. Me këtë gol, Messi u bë vetëm Argjentinasi i tretë pas Diego Maradona dhe Gabriel Batistuta për të shënuar në tre Kupa të Botës, ai gjithashtu u bë lojtari parë që shënon në Kupën e Botës në adoleshencë, të njëzetat dhe tridhjetat e tij.

Në fazën e 16ve në ndeshjen kundër Francës në 30 qershor, Messi assistoi golat e Gabriel Mercado dhe Sergio Agüero në një humbje me 4-3, e cila solli eliminimin e Argjentinës nga Kupa e Botës. Me dy assist që dha në atë ndeshje, Messi u bë lojtari i parë që dha assist në katër Kupa të Botës radhazi dhe gjithashtu u bë lojtari i parë që ofroi dy assist në një ndeshje për Argjentinën që nga Diego Maradona, kundër Koresë së Jugut në vitin 1986.

Pas turneut, Messi deklaroi se nuk do të merrte pjesë në miqësorët e Argjentinës kundër Guatemalës dhe Kolumbisë në shtator 2018 dhe komentoi se nuk do të përfaqësonte kombëtaren e tij për pjesën e mbetur të vitit kalendarik. Mungesa e Messit nga ekipi kombëtar dhe dështimi i tij i vazhdueshëm për të fituar titullin me Argjentinën nxitën spekulime në media se Messi mund të tërhiqej sërish nga futbolli ndërkombëtar.