Kronika - Momentet

2000
Dhjetor 14 Kontrata e parë
Kontratë në pecetë

Në 14 dhjetor, disa muaj pas provave të Messit te Barcelona, u dha një ultimatum për Barcelonën për të provuar angazhimin e tyre.

Drejtori i ekipit të parë Carles Rexach nuk kishte asnjë letër afër, por urgjenca e tij për të nënshkruar Messin e bëri atë të shkruante kontratën në një pecetë letre.

2004
Tetor 16 Ndeshja e parë
Ndeshja e parë zyrtare

Pasi u thirr në ekipin e lartë, Messi bëri debutimin në kampionat në 16 tetor 2004, kundër Espanyol, ku u fut në ndeshje në minutën e 82-të.

Messi qe ishte 17 vjec tre muajsh dhe 22 ditësh, u bë lojtari më i rri që përfaqëson Barcelonën në një ndeshje zyrtare -në atë kohë.

2005
Maj, 1 Goli parë
Goli parë
Messi shënoi golin e tij të parë në 1 maj 2005, kundër Albacete, i asistuar nga Ronaldinho, duke u bërë golashënuesi më i ri ndonjëherë për klubin në atë kohë.
2005
Korrik, 2 Kampionati rinor
Kampionati rinor FIFA

Messi udhëhoqi Argjentinën në fitore në Kampionatin Rinor të FIFA 2005. Përpara finales, Messit iu dha Topi i Artë si lojtari më i mirë i turneut.

Ai shënoi dy herë me penallti në fitoren e tyre 2-1 ndaj Nigerisë, duke fituar kampionatin e pestë të Argjentinës dhe duke përfunduar turneun si golashënuesi më i mirë me 6 gola.

2005
Gusht, 17 Debutimi me Argjentinën
Ndeshja e parë zyrtare me Argjentinën

Messi debutoi për ekipin e parë ndërkombëtar në gusht 2005, gjatë një ndeshje miqësore kundër Hungarisë. Messi u përjashtua vetëm një minutë pasi ai hyri në fushë. Ende ka debate nëse ai në të vërtetë e meritonte kartonin e kuq.

2005
Nëntor, 2 Goli parë në UCL
Goli parë në Ligën e Kampionëve

Në 2 nëntor 2005, Lionel Messi shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në moshën 18 vjeç kundër ekipit grek Panathinaikos, në një fitore 5-0 në Kamp Nou.

2007
Mars, 10 Tre-golshi parë
Tre-golshi parë

Në 10 mars, në El Klasico kundër Real Madrid, Messi shënoi tre-gloshin të parë në barazimin 3-3, edhe pse Barcelona kishte mbetur me 10 lojtarë. Messi u bë lojtari i parë që shënoi një tre-golsh në El Klasico që nga Ivan Zamorano (për Real Madrid në sezonin 94-95).

2008
Gusht, 23 Lojrat Olimpike
Medalje e Artë në Lojërat Olimpike 2008

Pas një fitore në gjysmëfinale me 3-0 ndaj Brazilit, Messi asistoi në golin e vetëm në finale pasi Argjentina mundi Nigerinë për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2008.

2009
Dhjetor, 1 Topi Artë nr 1
Topi Artë i parë

Në moshën 22 vjeç, Messi fitoi topin për herë të parë Topin e Artë dhe FIFA lojtari me i mirë i vitit, të dyja me diferencën më të madhe të votimit në historinë e secilit trofe në atë kohë.

2009/10
Sezoni 2009/10 Këpuce Artë nr 1
Këpuce Artë e parë

Messi fitoj Këpucën e Artë të parë si golashënuesi më i mirë i kampionatit me 34 gola. Ai ndihmoi Barcelonën të fitojë kampionatin, per të dytin vit radhazi, me vetëm një humbje (nga Atletico Madrid me 2-1).

2012
Viti 2012 Shumë Rekorde
Një vitë plot rekorde

Messi përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe Europë me 50 gola, një rekord në La Liga, ndërsa 73 golat e tij në të gjitha kompeticionet tejkaluan 67 golat nga Gerd Muller në sezonin 1972-73 të Bundesligës, duke e bërë Messin golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit Europian, në një sezon te vetëm.

Në fund të vitit, Messi kishte shënuar një rekord të pa arritur ndonjëherë me 91 gola në të gjitha kompeticionet me Barcelonën dhe Argjentinën duke tejkaluar 85 golat e Gerd Muller të shënuar në 1972 për Bayern Munich dhe Gjermani.

2014
Mars, 16 Golashënuesi më i mirë
Golashënuesi më i mirë me Barcelonën

Në 16 mars në fitoren me 7-0 kundër Osasuna për kampionatin, Messi shënoi një tre-golsh dhe arriti 371 gola në të gjitha kompeticionet (duke përfshirë dhe miqësoret) me Barcelonën, dhe kaloi kshu rekordin e 369 golave që mbante Paulino Alcantara për shumë vite. Alcantara luajti me Barcelonën midis 1912-1927 duke shënuar 142 gola në ndeshje zyrtare dhe 227 në miqësore.

Messi thyeu rekordin duke shënuar 344 gola zyrtare dhe 27 në miqësore.

2014
Korrik, 13 Kupa e Botës
Finalja Kupa e Botës 2014

Zëvendësuesi Mario Götze shënoi në minutën e 113-të dhe Gjermania fitoi ndeshjen 1-0 për të fituar Kupën e Botës. Në përfundim të finales, Messi morri Topin e Artë si lojtari më i mirë i turneut.

2014
Nëntor, 23 La Liga rekordi
Golashënuesi më i mirë në La Liga

Messi shënoi një tre-golsh kundër Sevilla në 22 nëntor qe e bëri atë golashënuesin më të mirë në La Liga, pasi ai e tejkaloi rekordin 59-vjeçar të 251 golave në kampionat të mbajtur nga Telmo Zarra.

2016
Korrik, 21 Rekord me Argjentinën
Golashënuesi më i mirë me Argjentinën

Në çerekfinalen e Kopa Amerika kundër Venezuelës, Messi kryeu një tjetër perfomance të shkëlqyer duke asistuar dy gola dhe duke shënuar një tjetër në një fitore 4-1, gjë që e bëri të barazonte rekordin prej 54 golave te mbajtur nga Gabriel Batistuta.

Ky rekord u thye tre ditë më vonë, kur Messi shënoi me faull, në një fitore 4-0 në gjysëmfinale kundër Shteteve të Bashkuara,

2017
Prill, 23 500 gola
500 gola me Barcelonën

Në 23 prill, Messi shënoi dy herë në një fitore 3-2 ndaj Real Madridit brënda në Santiago Bernabeu. Goli që shënoj në kohën shtesë dhe i dha fitimin Barcelonës, ishte goli i 500-të me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, duke e festuar me një festim të vecantë duke treguar fanellën te tifozat e stadiumit.

2019
Dhjetor, 2 Topi Artë nr 6
Topi Artë i gjashtë

Leo Messi fitoi për të gjashtën herë Topin e Artë, një rekord në historin e kompeticionit, duke mundur kandidatët kryesorë Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, për të ngritur trofeun më prestigjioz individual të futbollit. Messi shënoi 50 gola dhe assistoi 18 herë në 59 ndeshje.

2020
Dhjetor, 22 Rekord golash
Golashënuesi më i mirë me nje klub të vetëm

Lionel Messi thyeu rekordin e golave të legjendit Brazilian, duke shënuar golin e tij të 644-të në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, duke e bërë golashënuesin më të mirë me nje klub të vetëm.

Pele shënoi 643 me Santos në vendin e tij të lindjes, një rekord që qëndroi për 46 vjet deri sa e thyeu Messi në fitoren kundër Real Valladolid me 0-3.